“Deri më tani nuk ka shtetas të Maqedonisë që kanë aplikuar për ndihmë apo evakuim nga Libani”, thanë për AIM nga Ministria e Punëve të Jashtme.
“Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut në disa raste u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen nga atje dhe të shtyjnë të gjitha udhëtimet në këtë vend, të cilat nuk janë të nevojshme”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Nga aty shtojnë se Ministria i ka vënë të gjitha kapacitetet për t’i ndihmuar qytetarët përmes linjës 24-orëshe SOS të MPJ-së +389 75 268 736 (email adresa: [email protected]).
“Deri në këtë moment nuk ka qytetarë tanë që i janë drejtuar Ministrisë për ndihmë apo evakuim dhe as nuk është marrë njoftim se ka shtetas tanë që ndodhen në vend”, shtojnë nga MPJ.