“As që e dinë çfarë është shteti, as nuk dinë si të mbrojnë interesat nacionale shtetërore, tha Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike.
Kështu kryetari i LD, Pavle Trajanov e komentoi qeverisjen LSDM-BDI. Për propozimin francez tha se zgjidhjen e sheh tek partnerët strategjik.
“Dalja nga situata e tillë është që të bisedohet, të marrim mbështetje nga SHBA-të. Ata mund të bëjnë presion te Qeveria e re në Bullgari dhe të hapin disa çështje, për të cilat, ja tre çështje që mund të ndikojnë nëse jo tjetër. Gjuha të jetë zyrtare pas pranimit, çështjet e identitetit të kenë konkluzion në Këshillin e BE-së se nuk mund të jenë bazë për bllokim dhe e treta të fillojë procesi i zbatimit të aktvendimeve të Gjykatës së Strasburgut rreth të drejtave të maqedonasve”, pohoi Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike.
Trajanov thotë se LSDM ka dashur të ketë monopol në procesin negociues dhe shtoi se gabimi më i madh është që në atë proces nuk është përfshirë edhe OBRM-PDUKM-ja.
“Nëse me të vërtetë hapen negociatat ata do të fitojnë mbështetje të madhe. Mendoj se nga interesat e ngushtë partiak pa mbajtur llogari për interesat strategjik dhe shtetërorë, ata shkuan me mbivotim në Parlament që të pranojnë korrnizën negociuese, kjo është baza pse tani procesi nuk lëviz, asgjë tjetër”, deklaroi Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike.
Në lidhje me idenë për ndryshimet kushtetuese me prapaveprim, Trajanov vlerëson se për momentin nuk ekziston klimë adekuate që kjo të kalojë.