Kallëzim penal ndaj 12 policëve dhe gjashtë punonjës të Rrugëve Shtetërore në RMV

Maqedonia

Kallëzim penal ndaj 12 policëve dhe gjashtë punonjës të Rrugëve Shtetërore në RMV

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të Policisë së Burgjeve ka paraqitur kallëzim penal kundër 18 zyrtarëve (12 – dymbëdhjetë janë policë – pjesëtarë të Njësisë mobile për siguri në komunikacionin rrugor.

Ndërsa gjashtë të tjerët janë të punësuar si zyrtarë në aksin e pagesës Romanov në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore) për të dyshimit se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe kompetencave zyrtare”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas marrjes së masave, u konstatua se gjashtë zyrtarë nga kabina e pagesës së Romanov, me listë të përgatitur paraprakisht të targave të automjeteve private, kanë lejuar 959 herë të kalojnë pa pagesë 12 punonjës policie në periudhën nga 01.01.2024 deri më 15.08.2024. d.m.th., kanë shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare si policë dhe kanë përfituar përfitime materiale duke mos paguar biletë për kalimin e autostradës Romanov në autostradën Kumanovë – Milladinovci dhe anasjelltas.

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale, në përputhje me kompetencat e tij, kundër punonjësve të policisë do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës deri në datën përfundimin e procedurës disiplinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat