Ibraimoski kërcënoi Danevën, Prokuroria hap hetim

Maqedonia

Ibraimoski kërcënoi Danevën, Prokuroria hap hetim

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 16:40
Samka Ibraimoski

Prokuroria ka hapur hetim kundër liderit të Partisë për Emancipim e Romëve, Samka Ibraimoski, i cili në qershor të këtij viti u paraqit në polici se ka kërcënuar me jetë gjykatësen kushtetuese Ana Pavllovska Daneva, pasi nuk ka qenë i kënaqur me vendimin e Gjykatës për Ligjin për vjetërsimin e borxheve.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari ka publikuar postim në rrjetet sociale me të cilin është kërcënuar se do të kryejë vepër penale, duke e përmendur drejtpërdrejtë gjykatësen kushtetuese.

Me këtë, sipas Prokurorisë, ka shkaktuar ndjenjë të pasigurisë, rrezikimit dhe frikës te Pavllovska-Daneva.

Njëkohësisht, Prokuroria propozon që Ibraimoskit t’i shqiptohet – dënim me burg me kusht prej 3 muajsh, i cili nuk do të ekzekutohet në rast se në afat prej 3 muajsh nuk kryen vepër tjetër penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat