Memov: Qytetarët duhet të jenë të qetë, Fondi me kohë do të kryejë pagesë të pensioneve

Maqedonia

Memov: Qytetarët duhet të jenë të qetë, Fondi me kohë do të kryejë pagesë të pensioneve

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 21:48
Nikolla Memov

Fondi për sigurim shëndetësor dhe invalidor sot i ka paguar pensionet, të rritura për 2.500 denarë, që, konform llogarive, paraqet rritje prej 11,2 për qind. Nëse do të bëhej harmonizim me metodologjinë e deritanishme të harmonizimit, rritja do të ishte katër për qinds. Shprehur në shumë parash, rritja a prej katër përqindëve do të ishte rreth 528 denarë për pensionistët me pension minimal ose 1.600 denarë për ata me 40.000 denarë, deklaroi drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor dhe invalidor të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Memov.

Lidhur me deficitin në buxhetin e Fondit për pagesë të pensioneve, Memov në një deklaratë për televizionin Telma, thotë se në përgjithësi është rezultat i politikave qeveritare të deritanishme për shkak të rritjes ose mbajtjes së rritjes ekonomike. Qytetarët, sqaroi ai, duhet të dinë se deficiti nuk është rezultat i menaxhimit jonikoqir i Fondit për FSSHIM.

“Ne në periudhën e ardhshme do të bëjmë analizat dhe do të përcaktojmë saktësisht arsyet e kësaj situate. Si shembull, kjo masë e qeverisë për rritjen e pensioneve për 2.500 denarë ka kontribuar në rritjen e deficitit buxhetor të Fondit për tetë për qind, por kjo është masë solidariteti social që do të kontribuojë në rritjen e standardit jetësor të pensionistëve”, thuhet në komunikatën e Kabinetit të Memov.

Konform vlerësimeve, sipas Memov, deri në fund të vitit pritet të stabilizohet deficiti në 36-37 për qind, për shkak të, siç thotë ai, rritjes së të hyrave nga arkëtimi i kontributeve.

Memov paralajmëroi gjithashtu se do të rritet transparenca e Fondit për SSHIM, si dhe do të rritet hapja për bashkëpunim të përbashkët me punëdhënësit, kompanitë dhe Odat Ekonomike në Maqedoni, në gjetjen e zgjidhjeve të përhershme dhe stabile. “Dua të theksoj se qytetarët duhet të jenë të qetë dhe të sigurt se Fondi për SSHIM do të jetë institucion funksional dhe financiarisht i qëndrueshëm që gjithmonë do t’i paguajë pensionet e përfituesve në Maqedoni në kohën e duhur”, tha Memov, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat