QMK për zjarrin në Çair: Janë djegur dy dyqane, një zjarrfikës është dërguar në Toksikologji

Maqedonia

QMK për zjarrin në Çair: Janë djegur dy dyqane, një zjarrfikës është dërguar në Toksikologji

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Qendra për Menaxhim me Kriza ka ndarë informacionet e para në lidhje me zjarrin që kaploi një depo poshtë një ndërtese në Çair të Shkupit.

Nga QMK thonë se një zjarrfikës është dërguar në Toksikologji, ndërsa janë djegur edhe disa dyqane.

“Një zjarrfikës është dërguar në Toksikologji, për shkak të thithjes së madhe të tymit (komuna e Çairit). Vijon evakuimi i banorëve të ndërtesës, ku është depo, e ku më pas janë djegur edhe dyqane”, thonë nga QMK.

Ekipet e emergjencës janë në vendngjarje, duke punuar për të kontrolluar zjarrin dhe për të siguruar mbështetje për ata që mund të kenë nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat