Perinski: Në fokus realizimi i projekteve infrastrukturore dhe digjitalizimi i komunave

Maqedonia

Perinski: Në fokus realizimi i projekteve infrastrukturore dhe digjitalizimi i komunave

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 12:40
Zllatko Perinski

Deri në fund të javës pritet që 6 ministritë të japin raport për atë se cilat projekte prej 358 aplikimeve në thirrjen e qeverisë për ndarjen e 100 milionë eurove do të pranohen, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski në konferencën për shtyp për 100 ditëshin e qeverisjes.

Perinski theksoi se gjatë kësaj periudhe janë angazhuar në realizimin e projekteve në infrastrukturë, ekologji, energjetikë. Ai tha se në periudhën e ardhshme, fokusi do të jetë që brenda dy vitesh të digjitalizohen komunat, përkatësisht të përditësohen të dhënat për obliguesit tatimor.

Do të hapet edhe çështja e miratimit të ligjit të ri për Vetëqeverisje Lokale, pasi është i vjetër mbi dy dekada.

Perinski, u lavdërua se gjatë kësaj periudhe ka hapur platformë për komunikim me qytetarët, nëpërmjet të cilës mund të paraqiten problemet e përditshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat