Në seancën e sotme Kuvendi solli vendim për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), pas ndërrimit të qeverisë në vend.
Boris Kondarko, i cili ishte anëtar i KSHZ-së, tashmë do të jetë kryetar, ndërsa nënkryetar do të jetë Abdush Demiri i Lëvizjes Besa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mes anëtarëve të KSHZ-së mbesin kryetari i deritanishëm Aleksandar Dashtevski (OBRM-PDUKM), Ditmire Shehu (BDI) dhe Oliver Ristevski.
Kuvendi gjithashtu solli vendim për shpalljen e konkursit për dy anëtarë të rinj të KSHZ-së.
Ndryshe, Kondarko ishte në krye të KSHZ-së në vitin 2011. Më 18 tetor 2013 ai dha dorëheqje për arsye personale./