Dymbëdhjetë fëmijë në mesin e të helmuarve nga tymi i zjarrit që shpërtheu në një ndërtesë në Çair

Maqedonia

Dymbëdhjetë fëmijë në mesin e të helmuarve nga tymi i zjarrit që shpërtheu në një ndërtesë në Çair

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 15:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Tridhjetë persona të rritur dhe 12 fëmijë ishin në mesin e të helmuarve nga tymi në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një ndërtesë në lagjen Çair të Shkupit.

Drejtori i Klinikës së Toksikologjisë, Andon Çibishev, tha se në Klinikë janë drejtuar rreth tridhjetë persona me simptoma të helmimit nga tymi. Pjesa më e madhe e tyre janë liruar për mjekim në shtëpi, por katër të moshuar me gjendje më të rëndë klinike janë mbajtur për trajtim spitalor.

Në Klinikën e Fëmijëve janë sjellë 12 fëmijë, më i vogli 5 muajsh dhe më i madhi 11 vjeç. Të gjithë kishin simptoma të thithjes së tymit. Vetëm dy fëmijë u ndaluan, ndërsa të tjerët u liruan me kërkesë të prindërve.

Përveç civilëve, një zjarrfikës dhe një polic kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit gjatë shuarjes së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat