VLEN kërkon kohë dhe durim deri në mbylljen e objekteve që ofrojnë kredi të shpejta

Maqedonia

VLEN kërkon kohë dhe durim deri në mbylljen e objekteve që ofrojnë kredi të shpejta

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Zhdukja e kredive të shpejta si dhe anulimi i të gjitha borxheve që qytetarët i kanë në to ishte një nga premtimet parazgjedhore të koalicionit VLEN. Po pas zgjedhjeve, kjo çështje sikur u harrua, gjersa i gjithë fokusi është vendosur tek lufta kundër bixhozit. Një nga krerët e VLEN-it, Arben Taravari, kërkon durim, sepse edhe kredive të shpejta do t’u vijë radha.

Të njëjtën gjë e thotë edhe deputetja e VLEN-it Saranda Imeri, që vjen nga partia Lëvizja Demokratike.

E deri sa pritet të ndërmerret ndonjë gjë, kreditë e shpejta vazhdojnë të lulëzojnë në Maqedoninë e Veriut. I gjen në çdo cep të qyteteve, ndërsa shpesh kanë shkaktuar jo pak shqetësime, madje edhe me të dhëna të vjedhura. Ato i ka adresuar edhe Avokati i Popullit, duke treguar edhe raste nga më të ndryshmet se si për shembull kur në emër të një personi me paralizë celebrale, janë ngritur pesë kredi të shpejta.

Neser Ziberi madje pati apeluar që të shtohen kontrollet nga Ministria e Financave. Kjo e fundit, në një raport të para një viti pari konstatuar shkelje të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat