Zjarri në objektin në Çair, i cili shpërtheu natën e 1 tetorit, më në fund është shuar mëngjesin e sotëm në orën 09:30, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Më herët nga atje kanë raportuar se zjarri në objektin në lagjen Çair të Shkupit, i cili ka shpërthyer dje, është ende aktiv. Në terren kanë qenë tri vetura zjarrfikëse të Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.
“Në ora 06:00, sot me datë 02.03.2024, nga NJTKZ e Qytetit të Shkupit është marrë informacion se zjarri është ende aktiv dhe 3 automjete zjarrfikës ndodhen në terren dhe rreth orës 09:30 ka qenë i shuar. Për momentin zjarri është shuar plotësisht, por ende do të përcaktohet gjendja e pjesës së djegur të objektit dhe gjendja e banesave në ndërtesë”, njofton QKM.
QKM-ja rikujton se dje nga ora 01:50 20 zjarrfikës me shtatë makina zjarrfikëse kanë shuar zjarrin në Çair për shkak të djegies së depove në rrugën “Prohor Pçinski” në bodrumin e objektit.