Mexhiti-Val: Synojmë forcimin e shtetit të së drejtës

Maqedonia

Mexhiti-Val: Synojmë forcimin e shtetit të së drejtës

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 21:01

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot priti në një takim pune Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup Kilian Val.

Aty diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në partneritet të vazhdueshëm me qëllim të avancimit të reformave prioritare në përputhje me zotimet e OSBE-së, kumoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se synojnë forcimin e shtetit të së drejtës, luftës ndaj korrupsionit, barazinë gjinore dhe fuqizimin e të rinjve, ndërsa promovimi i transparencës, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm për të mirën e të gjithë qytetarëve mbetet synimi i përbashkët”, theksohet në kumtesë.

Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti ritheksoi se është maksimalisht i përkushtuar për përparimin e agjendës integruese të vendit në Bashkimin Evropian, si zgjidhje të vetme dhe me mbështetje masive të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat