Aksident trafiku në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, humb jetën një fëmijë

Maqedonia

Aksident trafiku në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, humb jetën një fëmijë

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Një i mitur ka humbur jetën dhe një person është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në rrugën kryesore Kumanovë-Kriva Pallankë në lagjen Karposh, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme të Kumanovës.

Në aksident kanë marrë pjesë një mjet tip “BMW” me targa të Shqipërisë dhe një motor “Yamaha”.

“Dje rreth orës 21:40 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë, në vendbanimin Karposh – Kumanovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti të pasagjerëve BMW me targa të Shqipërisë, drejtuar nga I.B. (37) nga Shkupi dhe një motoçikletë Yamaha i drejtuar nga një i mitur nga Kumanova. Nga lëndimet e marra në vend ka ndërruar jetë në vend një bashkëudhëtar i motoçikletës 15-vjeçari nga Kumanova, ndërsa mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij. Ndërkaq, shoferi i motoçikletës 16-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin e Kumanovës”, njoftojnë nga MPB.

Në vendin e aksidentit kontroll ka bërë një ekip i SPB Kumanovë dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Shoferi është privuar nga liria, ndërsa automjeti dhe motoçikleta janë dorëzuar për ekspertizë të jashtëzakonshme teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat