Ahmeti, VLEN-it: Ejani bashkë ta ndalojmë këtë poshtërsim që po ju bëhet shqiptarëve

Maqedonia

Ahmeti, VLEN-it: Ejani bashkë ta ndalojmë këtë poshtërsim që po ju bëhet shqiptarëve

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 14:17
Ali Ahmeti

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti kërkon nga koalicioni VLEN që të tërhiqet nga uzurpimi i institucioneve dhe ju siguron që Fronti Europian nuk do të bëhet hyjë në Qeverisë.

“Integrimin europian pa asnjë vonesë dhe pa asnjë hamendje si alternativa e vetme për vendin tonë.
Vetingun për të gjithë politikanët, gjykatësit, prokurorët dhe bartësit e funksioneve publike me monitorim ndërkombëtar.
Verifikimin dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e përgjegjësive publike në 33 vitet e fundit”
, shkruan Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Ahmeti thekson se duhet të respektohet legjitimiteti etnik i procesit zgjedhor dhe karakterit ndëretnik të institucioneve në përputhje me vullnetin e zgjedhësve dhe komuniteteve.

Ahmeti poashtu kërkon që VLEN të tërhiqet nga uzurpimi i institucioneve.

“Për ta la turpin e tyre nga mosrespektimi i vullnetit të shqiptarëve në zgjedhje, VLEN le të tërhiqen nga uzurpimi i institucioneve pa legjimitetin e votuesve, ndërsa ne, e përsëris, nuk bëhemi pjesë e Qeverisë, por i ftoj që bashkë ta ndalojmë këtë poshtërsim që po ju bëhet shqiptarëve dhe komuniteteve tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat