Toshkovski: Instalojmë kamera rrugore për sigurinë e qytetarëve, shifrat e aksidenteve janë shqetësuese

Maqedonia

Toshkovski: Instalojmë kamera rrugore për sigurinë e qytetarëve, shifrat e aksidenteve janë shqetësuese

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 14:34
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski informoi sot se vendosja e kamerave të sigurisë nëpër rrugë po bëhet për të rritur sigurinë e qytetarëve.

Ai tha se shifrat e aksidenteve në vend janë shqetësuese dhe se tanimë nuk mund të ketë intervenime për heqjene  dënimeve, sepse gjithçka do të jetë e regjistruar.

“Një nga arsyet kryesore për instalimin e kamerave është siguria. Shifrat e viktimave janë alarmante. Kjo është arsyeja pse ne instalojmë kamerat, për të shpëtuar jetë. Dhe mbi të gjitha viktimat janë të rinjtë.

Dhe një arsye tjetër është se nuk mund të telefononi më askënd për t’ju hequr dënimin. Nuk keni se ku të telefononi. Është kompjuter, duhet të telefonosh kompjuterin”, tha ministri i Brendshëm Toshevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat