Në RMV nuk është parashtuar asnjë kallëzim penal kundër aplikacionit “Konti” që merret me skema piramidale

Maqedonia

Në RMV nuk është parashtuar asnjë kallëzim penal kundër aplikacionit “Konti” që merret me skema piramidale

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot bëri thirrje që qytetarët të kenë kujdes me investimet potenciale në aplikacionet dhe informoi se deri më tani nuk është parashtruar asnjë kallëzim penal të ndërlidhur me “Kontin”.

Sipas Toshkovski, ata që janë përfshirë si viktima në këtë, siç tha, ngjarje potenciale penale juridike, të drejtohen në MPB që të hetohen raste dhe të reagohet në mënyrë përkatëse.

“Sipas informacioneve të mëngjesit të sotëm zyrtarisht nuk është bërë kallëzim penal, por shpreh shqetësimin e madh për këtë lloj krimi potencial financiar investues piramidal që nuk e di sa herë po ndodh në vend. Unë u informova nga shërbimet se një aplikim shumë i ngjashëm mashtrimi është konstatuar edhe në vitin 2022.

 Edhe atëherë është bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes të veçantë kur bëhet fjalë për investime të tilla potenciale, të cilat zakonisht përfundojnë si mashtrime klasike. Dhe tani u bëj thirrje qytetarëve që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë investimeve të tilla, të konsultohen me ekspertë të fushës, t’i drejtohen Ministrisë së Brendshme, ku ka edhe ekspertë që fillimisht mund të vlerësojnë nëse bëhet fjalë për një mashtrim të mundshëm dhe ato të cilët kanë marrë pjesë si viktima në këtë ngjarje të mundshme penalo-juridike, duhet t’i drejtohen Ministrisë së Punëve të Brendshme që të hetojmë dhe veprojmë në përputhje me rrethanat”, theksoi ministri pas konferencës për shtyp me rastin e 100 ditëve të Qeverisë së re. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat