Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare në RMV

Maqedonia

Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare në RMV

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme por në rrugë me lagështirë.

Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat