Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Maqedonia

Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Kryeministri i Serbisë Millosh Vujçeviq, sot ka realizuar vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur nga kryeministri Hristijan Mickoski.

Pranimi i tij zyrtar është bojkotuar nga ministrat shqiptarë që jenë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Mickoski, Vujçeviqin e ka pritur vetëm me ministrat maqedonas në kabinetin e tij.

Pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut që e pritën kryeministrin serb ishin zv.kryeministrat Aleksandar Nikollovski dhe Ivan Stoilkoviq, shefi i diplomacisë Timço Mucunski, si dhe ministrja për Energjetikë, Bozhinovska.

Deri në këtë moment nuk ka qëndrim zyrtar nga Koalicioni VLEN, nëse të njëjtët kanë vendosur ta bojkotojnë kryeministrin serb.

Ndryshe, Koalicioni shqiptar VLEN në Qeverinë e RMV-së përfaqësohet me gjashtë ministra, ndërsa Izet Mexhiti mban edhe pozitën e zv.kryeministrit të parë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat