Mickoski: LSM është një nga institucionet e pakta që janë të instruktuara politikisht

Maqedonia

Mickoski: LSM është një nga institucionet e pakta që janë të instruktuara politikisht

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 22:52
Hristijan Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski sonte akuzoi Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) se është “një nga institucionet e pakta që janë të instruktuara politikisht dhe nuk pritën as dhjetë ditë dhe filluan të sulmojnë Qeverinë”.

Mickoski po ashtu ka akuzuar se kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov ka ardhur në post “në mënyrë të dyshimtë”.

“Sulmi i tij i vetëm ishte sulmi për të siguruar paga më të larta pa pasur asnjë parametër në dispozicion për të biseduar së bashku dhe pa kërkuar as takim. Ata që kërkuan (SASHK) ishin me ne dhe biseduam. Procesi është në vazhdim. Edhe shumica e sindikatave që i janë drejtuar ministrit përkatës kanë një dialog të vazhdueshëm. Disa nga kërkesat janë përmbushur”, tha kryeministri në “Otvoreno Studio”.

Kreu i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, javën e kaluar kritikoi Qeverinë për mosrealizimin e kërkesës për ngritjen e pagës minimale në vend në 450 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat