Fetai: Në Trupin për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit do të ketë anëtar nga shoqëria civile

Maqedonia

Fetai: Në Trupin për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit do të ketë anëtar nga shoqëria civile

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 19:48
Arben Fetai

Me propozim të zëvendëskryeministrit për politika të qeverisjes së mirë Arben Fetai, Qeveria ka aprovuar vendimin me të cilin në Trupin ndërresorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit përfshihet anëtar nga Shoqëria civile.

“Në këtë drejtim Këshilli për bashkëpunim të Qeverisë dhe Shoqërisë civile do të jep nominim të anëtarit nga shoqata e cila së paku 10 vjet ushtron veprimtari në fushën e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit”.

“Ky është një hap i rëndësishëm ku sektori civil do të jep kontributin e vet në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit e jo si deri tani ku shoqëria civile ka pasur vetëm rolin e vëzhguesit”, thuhet në kumtesën e kabinetit të zëvendëskryeministrit Fetai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat