Çaçarova-Ilievska: Më shumë se dy të tretat e rekomandimeve për Këshillin Gjyqësor janë zbatuar

Maqedonia

Çaçarova-Ilievska: Më shumë se dy të tretat e rekomandimeve për Këshillin Gjyqësor janë zbatuar

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 12:52
Tanja Çaçarova – Ilievska

Më shumë se dy të tretat e 17 rekomandimeve nga Komisioni i Vlerësimit të cilat u dërguan në adresë të Këshillit Gjyqësor janë zbatuar, informoi sot Tanja Çaçarova – Ilievska anëtare e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Pra, përmes dy instrumenteve, të cilat i përdorim si Këshill Gjyqësor për zbatimin e rekomandimeve arritëm t’i realizojmë gati të gjitha rekomandimet, vetëm kemi ngecur aty, ku kishte pengesa ligjore të vazhdohet me punën”, thotë Çaçarova-Ilievska.

E pyetur se cilat ishin pengesat ligjore për zbatimin e rekomandimeve tjera për Këshillin Gjyqësor, Çaçarova-Ilievska thotë se për këto rekomandime frenues ishin zgjedhjet, përkatësisht Kodi Zgjedhor, por edhe zbatimi i tyre është në vijim.

“Për moderimin e proceseve të vlerësimit, për përzgjedhje, është dashur t’i ndërpresim procedurat disiplinore, i kemi lënë në pritje për shkak të pengesave në nenin 8 A të Kodit Zgjedhor dhe kemi pritur deri në zgjedhjen e Qeverisë”, deklaroi Çaçarova-Ilievska.

Ajo shtoi se këto procedura tani janë në vijim dhe në seancat e ardhshme të rregullta të Këshillit Gjyqësor do të vazhdojnë me punë, sepse siç thotë ka pasur faza të cilat duhej t’i përfundojnë pas procesit zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat