Gjykata Kushtetuese e RMV-së ka shfuqizuar Balancerin

Maqedonia

Gjykata Kushtetuese e RMV-së ka shfuqizuar Balancerin

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 13:12
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese sot në një seancë ka marrë vendim për shfuqizimin e “balancuesit”, mjetit të punësimit sipas kombësisë në institucionet shtetërore. Vendimi nuk do të zbatohet në mënyrë retroaktive.

Më shumë për vendimin do të informojë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, siç është paralajmëruar, në një konferencë për media pas seancës së sotme të 27-të.

Instrumenti që ka pasur për qëllim të ekuilibrojë përfaqësimin e bashkësive etnike në administratë, sot u gjend para Gjykatës Kushtetuese.

Gjykatësit, sot vendosën për shfuqizimin e “Balancuesit”, i cili prej 18 shtatorit është i pezulluar dhe me këtë ka humbur balanci i të gjitha punësimeve në administratë.

Lënda për instrumentin që rrënjët i ka në Marrëveshjen e Ohrit, është formuar pas dorëzimit të nismës nga ish kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, në janar të këtij viti.

Më të, kontestohet kushtetutshmëria e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me kushtin për mbajtje llogari për përkatësinë etnike gjatë konkurseve publike dhe punësimeve në administratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat