Filipçe: Murtezani çdo ditë e demanton Mickoskin, kërkojmë seancë urgjente me dyer të mbyllura

Maqedonia

Filipçe: Murtezani çdo ditë e demanton Mickoskin, kërkojmë seancë urgjente me dyer të mbyllura

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 14:22
Venko Filipçe

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në një deklaratë për media ka theksuar se në Qeveri ka qëndrime kontradiktore për proceset eurointegruese të Maqedonisë dhe kjo është arsye edhe më e madhe për një seancë parlamentare ku kryeministri Mickoski duhet të deklarojë se planet e qeverisë për përparimin e vendit.

Filipçe konsideron se qëndrimet e kundërta të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani janë konfirmim i paaftësisë së Qeverisë për të ofruar një plan të qartë për procesin e integrimeve evropiane të vendit.

“Ka shumë njoftime nga kryeministri për një lloj mbështetjeje nga disa vende, për ndryshimin e kornizës së negociatave, diçka që gjoja do të përmirësonte pozicionin tonë në procesin e integrimit evropian.

Por gjithçka është e mbuluar me mister dhe ne nuk dimë asnjë detaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat