Eshtra njerëzore janë gjetur në rajonin e Tetovës, supozohet se janë të një personi të zhdukur

Maqedonia

Eshtra njerëzore janë gjetur në rajonin e Tetovës, supozohet se janë të një personi të zhdukur

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Në njësinë policore në Tearcë dje rreth mesditës është raportuar se në vendin e quajtur “Karaxhica”, atar në fshatin Jeloshnik, janë gjetur eshtra njerëzore.

“Një grup hetimor i MPB-së së Tetovës dhe Prokurorisë Publike kanë kryer hetim, gjatë të cilit është konstatuar se me shumë gjasa ka qenë O.D (81) e cila ka pasur probleme shëndetësore dhe për të cilën më 11.08.2024, vajza e saj T.G. ka raportuar se është larguar nga shtëpia dhe sipas përshkrimit në kallëzim rrobat dhe sendet e gjetura me trupin përputhen.

Me urdhër të prokurorit, pjesët e trupit janë dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Pas denoncimit për zhdukjen e Olgicës më 11 gusht, familja ka kërkuar ndihmë për gjetjen e saj përmes rrjeteve sociale dhe mediave./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat