Izet Mexhiti: Shqiptarët nuk janë vegël, janë ligj dhe Kushtetutë

Maqedonia

Izet Mexhiti: Shqiptarët nuk janë vegël, janë ligj dhe Kushtetutë

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 10:31
Izet Mexhiti

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka reaguar pas prononcimeve të sotme për shfuqizimin e mekanizmit të “balancuesit”.

Ai thotë se shqiptarët nuk janë vegël, por janë ligj, Kushtetutë duke paralajmëruar edhe një herë se do të ketë ligj me të cilin do të rritet përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet e Maqedonisë së Veriut.

“Shqiptarët nuk janë mjet(vegël), janë ligji, janë KUSHTETUTË! Si asnjëherë më parë, shqiptarëve po u kthehet dinjiteti, Ligji PO VJEN! Ligj, jo vegël! Miqtë e BDI-së në Gjykatën Kushtetuese goditën shqiptarët”.

“E dimë çfarë po bëni. Njerëzit tuaj votuan kundër Balancuesit, ndërsa ju qani. Do ta zgjidhim belanë tuaj, do të sjellim ligjin”, shkroi Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat