LSDM kërkon dorëheqjen e Sanja Bozhinovskës: Gënjeu opinionin për shtetësinë e saj bullgare

Maqedonia

LSDM kërkon dorëheqjen e Sanja Bozhinovskës: Gënjeu opinionin për shtetësinë e saj bullgare

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 11:08
LSDM

LSDM kërkon dorëheqjen e ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, për shkak të, siç thonë, një sërë skandalesh dhe deklaratash të rreme në publik për shtetësinë e saj bullgare.

“Bozhinovska gënjeu njerëzit, duke fshehur informacione për shtetësinë e saj bullgare. Ndonëse pretendonte se kishte hequr dorë nga pasaporta dhe shtetësia bullgare, nga mediat bullgare publiku mësoi se jo vetëm që nuk hoqi dorë nga ajo, por e gjithë familja e saj ka nënshtetësi bullgare”.

“Fshehja e fakteve dhe gënjeshtra e publikut nga një ministër është kundër të gjitha parimeve etike në politikë. Qytetarët nuk mund t’i besojnë Bozhinovskës dhe asaj që ajo thotë kur ka zgjedhur të mos ua thotë të vërtetën”, thonë nga LSDM.

Gjithashtu nga kjo parti thonë se po kontrollojnë edhe nëse investimi i paralajmëruar i një kompanie kineze për parkun e erës në Shtip është i dyshimtë dhe i lidhur me partnerët e saj të mëparshëm afarist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat