Kasami: Përfaqësimi i komuniteteve është kategori kushtetuese, punojmë për ligj të ri

Maqedonia

Kasami: Përfaqësimi i komuniteteve është kategori kushtetuese, punojmë për ligj të ri

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 14:12
Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, sot është pyetur nga gazetarët në lidhje me shfuqizimin e “balancuesit”, duke thënë se VLEN tashmë ka përgatitur ligj për përfaqësim adekuat të komuniteteve në institucionet shtetërore.

Kasami tha se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i komuniteteve është kategori kushtetuese dhe duhet të zgjidhet me ligj.

“Mekanizimi i vetëm është që ligjet që bëhen, ose edhe ndryshimet kushtetuese, të mos cenohen të drejtat e shqiptarëve, siç është me çështjen e flamurit.

Ne punojmë që të kemi ligj të veçantë, sa i përket përfaqësimit të drejtë të komuniteteve në administratë, ligj që do të jetë konform Kushtetutës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat