Kovaçev: Sanja Bozhinovska po i nënshtrohet linçimit publik vetëm pse është bullgare

Maqedonia

Kovaçev: Sanja Bozhinovska po i nënshtrohet linçimit publik vetëm pse është bullgare

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 20:45
Andrej Kovaçev

“Për disa muaj, Sanja Bozhinovska, Ministrja për Energjetik i Maqedonisë së Veriut, i është nënshtruar një linçimi të ashpër publik për shkak se është bullgare. Ajo dhe familja e saj, së bashku me mbi 150.000 shtetas të tjerë të RMV-së, kanë marrë nënshtetësinë bullgare në bazë të origjinës së dëshmuar etnike bullgare dhe kanë deklaruar se ndjehen bullgarë”, shkruan eurodeputeti bullgar nga partia GERB, Andrej Kovaçev, në një postim në Facebook.

“Përveç Sanja Bozhinovskës, ka dhjetëra kryeministra, ministra dhe deputetë aktualë apo ish-kryeministra, të cilët vetë apo familjarët e tyre janë në të njëjtën situatë të ofendimit më të madh, të qenit bullgar.

Është e qartë se për të ruajtur pozitat dhe karrierën e tyre, ata janë të detyruar të fshehin vetëdijen dhe origjinën e tyre bullgare dhe shpesh edhe të shpifin për Bullgarinë vetëm për të mos u dyshuar si bullgarë. Pa i justifikuar ata për këtë, unë disi i kuptoj, ata thjesht po përpiqen të mbijetojnë me koston e gjithçkaje”, shkruan Kovaçev.

Ai u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve bullgare “të mbrojnë të drejtat dhe nderin e Sanja Bozhinovskës, familjes së saj dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të RMV që guxuan të njohin origjinën e tyre bullgare dhe të deklarohen si bullgarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat