Lidhja Demokratike: Balancuesi i takon të shkuarës, etnia nuk duhet të jetë kriter për punësim

Maqedonia

Lidhja Demokratike: Balancuesi i takon të shkuarës, etnia nuk duhet të jetë kriter për punësim

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 11:26
Lidhja Demokratike

Lidhja Demokratike mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e të ashtuquajturve Balancuesi, mjeti i punësimit sipas përkatësisë etnike.

I cili cenonte drejtpërdrejt parimin e të drejtës së garantuar me Kushtetutë për punë dhe zgjedhjes së lirë të punës për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare dhe shoqërore.

“Balancuesi inkurajoi keqpërdorime të shumta dhe bëri një karikaturë të vërtetë të deklarimit të përkatësisë etnike të qytetarëve, të cilët vetëm për t’u punësuar në administratën shtetërore në mënyrë masive paraqiteshin fals si shqiptarë, maqedonas, turq, romë, vlleh, boshnjakë, serbë”, thonë nga LD.

Lidhja Demokratik thekson se sistemi i meritokracisë duhet të jetë i vetmi mjet për punësimin dhe ngritjen në poste të larta drejtuese në institucionet shtetërore dhe publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat