Shpërthen zjarr në një shtëpi në Kërçovë

Maqedonia

Shpërthen zjarr në një shtëpi në Kërçovë

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

MPB njofton se ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në Kërçovë, ndërsa nuk janë regjistruar persona të lënduar.

“Sot në orën 00:35 në Stacionin Policor Kërçovë është raportuar se ka rënë zjarr në ballkonin e mbyllur në katin e dytë të shtëpisë në pronësi të 69-vjeçarit B.P në rrugën “Jordan Piperkata” nga Kërçova.

Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Kërçovës dhe nuk ka persona të lënduar”, njoftoi MPB.

Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga DPB Kërçovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat