Shatunas: Çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për eurointegrimet, ndërsa obligimet e ndërmarra duhet të implementohen

Maqedonia

Shatunas: Çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për eurointegrimet, ndërsa obligimet e ndërmarra duhet të implementohen

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 17:48

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Simonas Shatunas, vendi i të cilit këtë vit shënon 20 vjetorin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian në intervistën për Agjencionin Informativ të Maqedonisë ka thënë se çështjet bilaterale nuk guxojnë të jenë pengesë për procesin e negociatave dhe anëtarësimit, por nga ana tjetër është me rëndësi që obligimet e ndërmarra të implementohen.

Në pyetjen se cili është qëndrimi i Lituanisë për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar dhe nëse ka njohuri për qëndrimin e anëtareve të tjera të Unionit, Shatunas nuk ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete dhe është shprehur se ata konsiderojnë që të ketë më pak çështje bilaterale, por të vazhdohet me zbatimin e asaj që është ndërmarrë si detyrim deri më tani, me qëllim që më tej, “tërësisht të shmangen çështjet bilaterale në procesin e negociatave”.

“Siç e thashë edhe më parë, ne konsiderojmë se çështjet bilaterale nuk duhet ta lënë nën hije apo pengojnë procesin e negociatave dhe anëtarësimit. Nga ana tjetër, është shumë me rëndësi kur lidhen marrëveshjet dhe ndërmerren masa që të mos ketë ndalesë dhe të mos ketë rihapje të çështjeve, sepse duhet që detyrimet të zbatohen, përndryshe mund të vjen te ndonjë realitet i ri dhe vonesa të përsëritura. Prandaj ne konsiderojmë se duhet të ketë sa më pak çështje bilaterale, por nëse merren detyrime, atëherë është më mirë të vazhdohet me zbatimin dhe procesin që të ecet përpara, sepse kjo është e gjithë ideja, të shmangen çështjet bilaterale nga procesi i negociatave”, ka thënë Shatunas.

Në intervistën, Shatunas flet për qëllimin e vizitës së tij, për bashkëpunimin bilateral dhe përvojat që Lituania mund t’i ofrojë vendit në procesin e integrimit evropian, por edhe për vetë procesin dhe sa i gjithë procesi drejtohet realisht nga sistemi meritor dhe a është i mbrojtur nga bilateralizimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat