Lloga: Detyrimin për Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat e popozova unë në vitin 2023

Maqedonia

Lloga: Detyrimin për Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat e popozova unë në vitin 2023

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 20:20
Ish- ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga

Ish- ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga përmes një reagimi në Facebook-un e tij, ka publikuar dokumentin që siç thotë ai shtë dokumenti i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, që ështe propozuar nga vetë Lloga në vitin 2023.

Lloga shkruan se në përpilimin e këtij ligji është konsultuar me ekspertë të fushës dhe me Bashkimin Evropian.

Reagimi i plotë:

Detyrimi i sjelljes së Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat është propozuar nga ana ime gjatë mandatit si Ministër i Drejtësisë. I njëjti është konsultuar me ekspertët e fushës, Zyrën e BE-së, Brukselin dhe ka marrë miratimin e Qeverisë së RMV-së në dhjetor të vitit 2023 si pjesë e Strategjisë për Reforma të Sektorit të Drejtësisë 2024-2028 dhe Planit Aksional për Zbatimin e Strategjisë së Zhvillimit të Sektorit për Drejtësinë 2024-2028.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat