Mickoski tha se BDI-së i duhen reforma, Rexhepi: Nëse ai mendon mirë për ne, edhe ne do të ja kthejmë shumëfish

Maqedonia

Mickoski tha se BDI-së i duhen reforma, Rexhepi: Nëse ai mendon mirë për ne, edhe ne do të ja kthejmë shumëfish

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 14:07
Nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi

Nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi ka komentuar deklaratën e kyeminsitrit të vendit, Hristijan Mickoskit i cili e porositi Ali Ahmetin që të reformojë partinë, madje duke i ofruar edhe ndihmë që të pastrohet nga kriminelët.

Bajrami tha se çdo e mirë kthehet me të mirë, ndaj BDI Mickoskit do të ja kthej shumëfish.

“E dëgjova që tha se dëshiron të ndihmojë në këtë, ky është lajm shumë i mirë, mendoj unë vërtet e falënderoj për qëllimin e tillë për të ndihmuar, dhe çdo e mirë, me të mirë kthehet! Nëse ai mendon mirë për ne, ne do ta kthejmë ndaj tyre shumëfish, por sigurisht do të kemi më tepër punë”, tha nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi.

Nga Konventa e OBRM-PDUKM-së ditë më parë Mickoski tha se Ali Ahmeti e gëzon respektin e shqiptarëve, por pse mos ta gëzoi dhe respektin e disa maqedonasve, ndaj sipas tij BDI në opozitë duhet të reformohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat