MPB apel qytetarëve: Kujdes nga profilet e rrejshme në rrjetet sociale

Maqedonia

MPB apel qytetarëve: Kujdes nga profilet e rrejshme në rrjetet sociale

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Ju informojmë se gjatë kësaj periudhe janë shfaqur profile të rreme në rrjetet sociale që paraqiten në emër të Interpolit apo Ministrisë së Punëve të Brendshme apo në emër të kompanive që ofrojnë një lloj ndihme dërmjetësimi apo edhe kthim të fondeve për personat që humbën fonde në investime të rreme në internet si “Conti” dhe të tjerë si ai.

“Ne si Ministri e Punëve të Brendshme dëshirojmë të informojmë dhe njëkohësisht paralajmërojmë se bëhet fjalë për mashtrime klasike në internet ose të ashtuquajturat mashtrime Fishing, qëllimi i të cilave është mbledhja e të dhënave personale me qëllim të përdorimit të mëtejshëm, ata në vepra penale, si dhe keqpërdorimi i mënyrave të pagesës së tyre me qëllim përfitimin financiar”, thonë nga MPB.

MPB apelon qytetarët që të mos bien në këtë lloj mashtrimi.

Gjithashtu, të kenë shumë kujdes se ku i lënë të dhënat e tyre personale si dhe të dhënat nga kartat e pagesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat