Siljanovska Davkova uron popullin hebre me rastin e festës “Jom Kipur”

Maqedonia

Siljanovska Davkova uron popullin hebre me rastin e festës “Jom Kipur”

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 15:29
Siljanovska Davkova

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, u dërgoi urim kryetarit të Bashkësisë hebraike Pepo Levi dhe të gjithë përfaqësuesve të bashkësisë hebraike me rastin e kremtimit të festës Jom Kipur.

“Më lejoni t’u uroj të gjithë pjesëtarëve të bashkësisë hebraike në Maqedoni “ditën e ditëve”, festën më të shenjtë hebraike – Jom Kipur që ta kalojnë në paqe dhe harmoni, në shëndet të mirë dhe në gëzim e dashuri.

Kremtimi i festës së pendimit dhe i shpengimit, me lutje dhe agjërim, na dëshmon për shpirtin e thellë dhe të gjallë të popullit hebre. Jemi krenarë që edhe pse i vogël, komuniteti hebre në Maqedoni në thelb kontribuon për shoqërinë tonë duke ruajtur traditat e veta dhe duke forcuar vlerat e përbashkëta, bashkëjetesën dhe bashkimin”, thuhet në urimin e Siljanovska Davkovës.

Më tej, shton ajo, “le të shmangim vorbullën e tundimeve gjeopolitike botërore dhe të kapërcejmë ngatërresat e brendshme. Të qëndrojmë të bashkuar duke punuar pa u lodhur për prosperitetin dhe përparimin e atdheut tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat