Tërmeti në Serbi, u ndje edhe në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Tërmeti në Serbi, u ndje edhe në Maqedoninë e Veriut

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Serbia u zgjua nga tërmeti.

Mëngjesin e sotëm në orën 04:48 një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter është regjistruar në rajonin e Vranjës, 10 kilometra në verilindje.

Intensiteti në epiqendër vlerësohet në shkallët V-VI të shkallës MercallI dhe u publikua në faqen e internetit të Institutit Sizmologjik Republikan bazuar në ngjarjet sizmologjike të lokalizuara automatikisht.

Tërmeti në Vranjë me intensitet më të dobët është ndjerë edhe në pjesën veriore të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat