LSDM: Çdo ditë digjen vetura në Shkup, MPB e paaftë të gjej autorët dhe askush nuk merr përgjegjësi

Maqedonia

LSDM: Çdo ditë digjen vetura në Shkup, MPB e paaftë të gjej autorët dhe askush nuk merr përgjegjësi

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Për vetëm dy ditë në Shkup janë djegur 7 vetura. Katër vetura janë djegur dje në Çair në një mbrëmje dhe dy vetura në Aerodrom një ditë më parë.

“Paaftësia e Toshkovskit është një kërcënim për sigurinë e qytetarëve që është përkeqësuar në mënyrë alarmante. Në dy muajt e fundit ka pasur një duzinë raste të djegies së makinave të inspektorëve, shefave, policëve. Ka qenë vetura e djegur e shefit të policisë në Strugë, e një inspektori në Vinicë. Nuk dihen ende autorët, nuk ka asnjë përgjegjësi. Shumë shpesh ka të shtëna dhe konfrontime kriminale, deri më tani ka pasur rreth dy vrasje dhe tentativa për vrasje” kanë reaguar nga LSDM kundër ministrit të Punëve të Brendshme, Toshkovskit.

Nga LSDM thonë se meqenëse Toshkovski dhe OBRM-PDUKM janë në krye të MPB-së, rrugët janë shndërruar në Perëndim të egër.

“Ministër më i paaftë i Punëve të Brendshme nuk ka pasur kurrë”, reagojnë përmes një komunikate nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat