MPB-ja informon se dje rreth orës 09:30 në vendkalimin e pagesës Milladinovc në Shkup, policët e Njësisë Mobile pranë Sektorit për Çështje Kufitare dhe Migrim, i kanë hequr lirinë Sh.K (32) shtetasit nga Kosova .
Gjatë kontrollit në automjetin e pasagjerëve “Mercedes” me targa të Kosovës, të cilin e drejtonte, në të cilin ndodhej me një person tjetër, është gjetur një sasi e madhe malli për të cilën nuk kishte asnjë dokumentacion deklarimi dhe rreth 40 copë kartona të gjelbër bullgar.
Ajo që është gjetur është konfiskuar dhe personi është ndaluar në komisariat.
Ku pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.