Rokas: BE ka mbështetje të madhe ndaj RMV-së, fokusi duhet të jetë tek lufta kundër korrupsionit dhe ligji për Këshillin Gjyqësor

Maqedonia

Rokas: BE ka mbështetje të madhe ndaj RMV-së, fokusi duhet të jetë tek lufta kundër korrupsionit dhe ligji për Këshillin Gjyqësor

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 13:04
Mihalis Rokas

“Unë shoh përkushtim të fortë të Qeverisë të punohet dhe të ndiqen rekomandimet e BE-së, pa dallim nëse janë në Misionin e Vlerësimit, nëse janë nga Raporti për përparimin e vendit, ose sërish më konkretisht për sundimin e ligjit”, thotë euroambasadori Mihalis Rokas në një intervistë për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, që është intervista e tij e parë pasi mori detyrën e re në vend muajin e kaluar.

Sipas tij, tani prioritet duhet të jetë ligji për Këshillin Gjyqësor, që, siç thekson është një reformë shumë e rëndësishme në pikëpamje të mënyrës se si është formuar, si zgjidhen dhe shkarkohen gjykatësit.

“Pra, ka shumë elementë që puna është e madhe dhe ka ecur relativisht shpejt, kjo është fusha kyçe për gjithçka, lufta kundër korrupsionit, tërheqja e investimeve, besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor.

Unë shoh se ka një angazhim të drejtë edhe nga BE-ja dhe ka një mbështetje të madhe për projektet aktuale apo projektet që do të përshtaten sipas legjislacionit të ri, me ç’rast presim që qeveria ta miratojë në muajt në vijim”, tha Rokas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat