MPB: Sanksione për parregullësi në kryerjen e transportit publik me autobusë

Maqedonia

MPB: Sanksione për parregullësi në kryerjen e transportit publik me autobusë

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

“Nëpunës policorë të Njësitit Mobil pranë Departamentit të Policisë Kufitare dhe Migracione sot rreth orës 05:00 në Pikë Pagesën “Ramanli – Kumanovë kanë ndaluar dhe kanë kryer kontrollë në autobusin “mercedes” me targa të Sllovenisë, pronë e subjektit juridik, i drejtuar nga XH.R. (42) nga f. Bajramovci-Dibër.

Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi në momentin ka shfrytëzuar kartelë të huaj për shënim në komunikacionin rrugor”, informojnë nga MPB-ja.

Për rastin është informuar Inspektorati Shtetëror i Transportit.

Ai i ka shqiptuar gjobë në bazë të nenit 60 paragrafi 1 nga Ligji për orarin e punës të punëtorëve mobil në komunikacionin rrugor dhe të pajisjeve për shënim në shumë prej 1.000 eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat