Filipçe nuk beson tek propozimi i Mickoskit që ndryshimet kushtetuese të zbatohen me veprim të vonuar

Maqedonia

Filipçe nuk beson tek propozimi i Mickoskit që ndryshimet kushtetuese të zbatohen me veprim të vonuar

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 18:55
Filipçe

“Presim që kryeministri Hristijan Mickoski ta sigurojë mbështetjen e paralajmëruar në BE, për propozimin e tij që ndryshimet kushtetuese të zbatohen me veprim të vonuar”, deklaroi sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, gjatë vizitës në manastirin “Shën Dimitria” pranë fshatit Sellcë të Prilepit.

“Presim që kryeministri ta sigurojë atë mbështetje, e cila sigurohet me konsensus në Bashkimin Evropian, se atje do të pranojnë të ketë ndryshime kushtetuee me veprim të vonuar, dhe kur ai do ta sigurojë atë, ne absolutisht do ta mbështesim”, tha Filipçe në përgjigje të pyetjes nëse për LSDM-në është i pranueshëm propozimi për ndryshime kushtetuese me veprim të vonuar.

Filipçe kërkoi nga kryeministri Mickoski të thotë se cilat vende e mbështesin propozimin e tij.

“Kryeministri paralajmëron se ka një mbështetje nga disa vende anëtare në BE, jo nga të gjitha, ndërsa atje e dimë që vendimet merren me konsensus, se gjoja për ta është është e pranueshme që të kenë ndryshime kushtetuese me veprim të vonuar. Ne bëmë një apel të hapur, një thirrje që të ketë një seancë kuvendore ku kryeministri do të thotë se cilat janë ata vende që na mbështesin me propozimin e tij, sepse Kuvendi është ai që merr vendime dhe Kuvendi është vendi ku krijohen politika të tilla. Në këtë kuptim presim që kryeministri të thotë se cilëat janë ato vende, cila është ajo mbështetje, por në të njëjtën kohë kemi parasysh dy persona që e përgënjeshtrojnë kryeministrin në ato paralajmërime. Së pari, ministri i tij për Integrime Evropiane, Murtezani, i cili thotë se një punë e tillë është e papranueshme për Bashkimin Evropian dhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, z. Rokas, i cili tha të njëjtën. Dhe, për të qenë më konkret, presim që kryeministri ta sigurojë atë mbështetje, e cila sigurohet me konsensus në Bashkimin Evropian, se atje do të pranojnë të kenë ndryshime kushtetuese me veprim të vonuar dhe kur ai do ta sigurojë atë, ne do ta mbështesim atë absolutisht”, deklaroi Filipçe.

Sipas kryetarit të LSDM-së, partia në pushtet OBRM-PDUKM jo vetëm që nuk e ka përmirësuar pozicionin negociues, siç paralajmërohej, por situata po përkeqësohet, ndërsa  epilogu përfundimtar është ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia në rrugën drejt BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat