Limani nga Forumi rinor në kuadër të Procesit të Berlinit: Të rinjtë përfaqësojnë një grup kyç në formësimin e së ardhmes

Maqedonia

Limani nga Forumi rinor në kuadër të Procesit të Berlinit: Të rinjtë përfaqësojnë një grup kyç në formësimin e së ardhmes

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 09:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, po viziton Berlinin, Republikën Federale të Gjermanisë për të marrë pjesë në Forumin Rinor të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e ngjarjeve të organizuara në kuadër të Procesit të Berlinit në datat 13 dhe 14 tetor.

Limani, së bashku me ministrat e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe të Francës dhe Gjermanisë dhe përfaqësues të Zyrave Rajonale për Bashkëpunim Rinor – RYCO, morën pjesë në panelin e diskutimit “Projekti evropian përmes prizmit të rinisë”, si pjesë e konferencës me titull: Një dekadë ndikimi: Të rinjtë fuqizojnë rajonin në kuadër të projektit evropian”

Në diskutimin e zhvilluar në Forum, Limani iu referua rëndësisë së procesit të Berlinit, i cili përveç përforcimit të bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian, ka në fokus edhe të rinjtë.

“Të rinjtë përfaqësojnë një grup kyç demografik në formësimin e së ardhmes së Evropës. Përfshirë të rinjtë që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë aspirata evropiane dhe gjeografikisht i përkasin Evropës. Janë këto fuqi të reja progresive, zërat, aspiratat dhe sfidat e tyre që duhet të vendosen si prioritet në politikat tona”, theksoi Limani.

Ministri foli edhe për politikat që po krijon kjo qeveri për të rinjtë, si dhe mundësitë për zhvillimin e potencialit të tyre në vendlindje, në vendin e tyre. Ai iu referua edhe Ligjit të ri për Pjesëmarrjen e të Rinjve, i cili ofron mundësi të gjera për të rinjtë, si dhe Strategjinë për Rininë 2023-2027, Projektligjin për Ndërmarrësi Sociale, i cili gjithashtu do të ofrojë mundësi të reja për të rinjtë. Por në të njëjtën kohë ai u bëri thirrje të rinjve që të jenë proaktivë në krijimin e politikave dhe pjesëmarrjen e tyre aktive edhe në nivel lokal.

Ai iu referua edhe masës Garancia për të rinjtë, për zbatimin e së cilës Maqedonia është lider në rajon që nga viti 2018, duke mbuluar mbi 80 mijë të rinj.

Ky vit shënon një përvjetor të rëndësishëm – 10 vjet nga fillimi i procesit të Berlinit, i cili nuk është vetëm një iniciativë, por një vizion për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, përmes promovimit të stabilitetit rajonal, zhvillimit ekonomik, bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe mbështetjes në integrimin evropian.

Themelimi i RYCO-s paraqet një platformë veçanërisht të rëndësishme për të rinjtë në rajonin tonë, sepse luan një rol kyç në lidhjen e të rinjve në rajon. Dhe përfaqëson një nga arritjet më të mëdha që rezulton nga procesi i Berlinit.

Në agjendën e ministrit Limani, përveç pjesëmarrjes në panelin e diskutimit me titull: “Projekti evropian përmes prizmit të rinisë”, dhe më shumë takime dypalëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat