NP “Rrugët Shtetërore” do të shkarkojë përgjegjësin e pikë pagesave, Mitrevski

Maqedonia

NP “Rrugët Shtetërore” do të shkarkojë përgjegjësin e pikë pagesave, Mitrevski

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Përgjegjësi i pikë pagesave, Milanço Mitrevski, do të shkarkohet nga pozita e tij nga Ndërmarrja Publike e Rrugëve Shtetërore, pasi LSDM-ja njoftoi se nuk ka paguar gjatë kalimit të pikë pagesave, por edhe se është kapur në skandale të tjera.

Ndërmarrja Publike për rrugë shtetërore njofton se personi Milanço Mitrevski me datë 28.07.2024 është emëruar me detyrë të përkohshme prej tre muajsh si koordinator i kontrollit në Departamentin për mbledhje dhe kontroll të taksës.

“Kompania publike për rrugë shtetërore do ta ndërpresë caktimin e përkohshëm të koordinatorit të kontrollit dhe do t’i rishqyrtojë pretendimet e bëra në publik, sepse ligji duhet të zbatohet për të gjithë pa marrë parasysh pozitën apo funksionin e tyre”, njofton NP “Rrugët Shtetërore”.

LSDM paraprakisht kishte dalë me një sërë akuzash ndaj Mitrevskit si kryetar i sapoemëruar i ndërmarrjes publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat