OBRM-PDUKM: BDI të ndalojë me manipulime

Maqedonia

OBRM-PDUKM: BDI të ndalojë me manipulime

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM sot akuzon BDI-në se kur është në qeveri flet ndryshe, ndërsa kur është opozitë thonë tjetër gjë.

BDI-ja, theksojnë nga atje, duhet të kuptojë se duhet të ndalë manipulimet.

Kujtojmë BDI-në, kur ishin në pushtet, miratuan Strategjinë për reforma në administratë për vitet 2023-2030. Në të shprehen se balancuesi si mjet keqpërdoret dhe duhet shfuqizuar. Dhe Brukseli e tha qartë se balancuesi duhet të hiqet”, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Po BDI-ja në vitin 2023 është keqpërdorur balancuesi, dhe tani duhet?! Derisa BDI ishte në pushtet, ishte e stërngarkuar me rregullime tenderash, biznese në privat, dhe gjenin kohë në institucionet shtetërore për të luajtur futboll.

BDI-së sa ishte në pushtet nuk i interesonte fakti që qindra mijëra të rinj u larguan, se qytetarët jetuan keq.

Tani kanë ndërruar këngën sepse janë opozitë, kanë kohë të lirë dhe shohin vetëm si të sulmojnë.

Tani nga BDI-ja shohin vetëm se si të shkaktojnë pakënaqësi, të destabilizojnë, gjegjësisht si ta largojnë vëmendjen nga tema kryesore, që është që zyrtarët e tyre të mbajnë përgjegjësi”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

BDI-ja, shtojnë nga atje, ka një qëllim që zyrtarët e tyre në asnjë mënyrë të mos mbajnë përgjegjësi dhe ata janë të gatshëm ta pengojnë këtë me çdo kusht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat