LSDM: Ndarja nga Shqipëria dhe ndëprerja e negociatave me BE-në janë një humbje e madhe për Mickoskin

Maqedonia

LSDM: Ndarja nga Shqipëria dhe ndëprerja e negociatave me BE-në janë një humbje e madhe për Mickoskin

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Ndarja nga Shqipëria dhe ndërprerja e negociatave me BE-në është humbje e madhe për politikat e gabuara të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së, thonë nga LSDM.

“Edhe si opozitë edhe si pushtet, OBRM-PDUKM dhe Mickoski po e bllokojnë me vetëdije dhe qëllimisht rrugën evropiane të vendit. Rezultatin e atyre politikave të gabuara dhe dështimeve diplomatike i shohim sot. Shqipëria po ecën përpara në rrugën e BE-së dhe Maqedonia po hyn në një pasiguri të re, pa një plan se si do të vazhdojë.

Në vend që të jetë një ditë kur të gjitha subjektet politike dhe qytetarët do të gëzohen së bashku për një sukses të ri kombëtar dhe shtetëror, për një shpresë të re për një të nesërme më të mirë, sot mund të themi me hidhërim se Maqedonia nuk ka më perspektivë evropiane”, akuzojnë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se askush tjetër nuk ka faj për këtë përveç Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së.

“LSDM nuk mund të jet mbulesë për politikat e dështuara të Mickoskit në BE. Me vendime vizionare dhe të guximshme, LSDM-ja zgjidhi çështjet e hapura që kishim, e futi Maqedoninë në NATO dhe e solli në pragun e BE-së”, thonë nga atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat