Aksident në Shkup, lëndohen katër persona

Maqedonia

Aksident në Shkup, lëndohen katër persona

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sonte në afërsi të urës “Goce Dellçev”, në drejtimin nga “Mavrovasja” drejt Qeverisë.

Në aksident janë përfshirë automjetet e pasagjerëve “Skoda” dhe “BMW” me targa të Shkupit. Automjeti Skoda është përmbysur dhe ka marrë flakë.

“Katër persona janë transportuar në Qendrën Klinike për ndihmë mjekësore.

Qarkullimi në këtë pjesë të qytetit është i vështirë, ndërsa ekipet e policisë janë në terren”, thuhet në njoftim nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat