Moti në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti në Maqedoninë e Veriut

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Moti sot në mëngjes do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të vogla lokale.

Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 22 deri në 28 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26 gradë Celsiusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat