Sela: Do të dalim në terren dhe do të takojmë qytetarët

Maqedonia

Sela: Do të dalim në terren dhe do të takojmë qytetarët

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 18:55
Kryetari i ASH-së Ziadin Sela

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela në një prononcim për media para mbledhjes së Kryesisë së partisë, ka deklaruar se do të dalin në terren dhe do të takojnë shqiptarët dhe pjesëtarë të komuniteteve tjera.

“Duhet të veprojmë politikisht dhe të bisedojmë me shqiptarët dhe me komunitetet tjera, për të gjitha përpjekjet e Qeverisë që na ktheu prapa, që të na i mohojë të drejtat. Ajo çfarë ndodh tani nuk është diçka e re”, tha Sela dhe përmendi vitin 1990, duke thënë se atëherë shqiptarëve iu mohua gjuha shqipe.

Sela ka shuar dilemat dhe ka bërë të ditur se nuk do të dalë ng Fronti Europian.

Sela madje tha se informacionet se ai do ta lëshojë koalicionin opozitar, dalin nga VLEN-i dhe përmendi anekdotën me dhelprën dhe dashin.

“Fjala e dhënë ka rëndësi për mua. Nuk e di nga ku qarkullojnë këto teza, por me siguri e keni fjalën nga VLEN. Nuk e di nëse e keni dëgjuar anekdotën për dhelprën dhe dashin, ata vlenit sillen sikur dhelpër”, tha Sela.

Sela mendon se do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat