Kambovski: Krijimi i akademive njëkombëshe mund të çoj në përçarje dhe konflikte të komunitetit shkencor

Maqedonia

Kambovski: Krijimi i akademive njëkombëshe mund të çoj në përçarje dhe konflikte të komunitetit shkencor

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 20:04
Vllado Kambovski

Çdokush mund të formojë një shoqatë shkencore. Akademia si institucion kombëtar është një çështje krejtësisht tjetër, thotë akademiku, Vllado Kambovski.

Ai për “Telma” sqaron se ASHAM-i është institucion multietnik që nga themelimi i saj, ka anëtarë nga bashkësitë e ndryshme etnike dhe ka kapacitete për të absorbuar anëtarë pa dallim etnie.

Ai paralajmëron se krijimi i një Akademie Kombëtare në baza njëkombëtare mund të çojë në përçarje dhe konflikte të komunitetit shkencor, si dhe në shfaqjen e akademive të tjera njëkombëshe, si serbe, bullgare apo të tjera.

“Shoqëritat apo institutet shkencore janë të mundshme dhe ne tashmë kemi shembuj të tillë”, thotë akademiku Kambovski.

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë sqaron se në Maqedoni, si kudo në botë, ekziston vetëm një akademi kombëtare që përfaqëson shtetin. Akademia jonë ka anëtarë nga të gjitha bashkësitë etnike, ndërsa në dekadën e fundit ka pasur katër anëtarë nga komuniteti shqiptar.

“ASHAM është e hapur për të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret e larta shkencore dhe artistike për anëtarësimin e saj, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo çfarëdo lloji tjetër”, është qëndrimi që kishte shpallur në korrik të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat