Ruskovska: Zaev më ka lutur që të riklasifikojë rastin për “27 prillin”

Maqedonia

Ruskovska: Zaev më ka lutur që të riklasifikojë rastin për “27 prillin”

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 09:00
Vilma Ruskovska

Ish-kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, e cila së fundi u shkarkua dhe u pensionua, thotë se nga këndvështrimi i sotëm, shkarkimi i saj është “paketuar” nga LSDM, me mbështetjen e OBRM-PDUKM-së.

Ruskovska pohon se largimi i saj ka filluar kur është bërë hapja e rasteve ndaj ish-sekretarëve të përgjithshëm në Qeveri, Dragi Rashkovski dhe Muhammed Zekiri dhe ka kulmuar me bastisjen që është bërë në zyrën e ish-drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi.

Ruskovska në podkastin “Petres” foli edhe për rastin e “27 Prillit” ku tha se dhe vazhdon të jetë e mendimit se krimi “kërcënim terrorist i rendit kushtetues” është pikërisht krimi për të cilin duhet të ndiqen penalisht të dënuarit në këtë rast.

E pyetur se sa herë kishte dëgjuar nga ish-kryeministri Zoran Zaev, ajo tha se ishte e sigurt se para se të miratohej ligji për amnisti, i cili liroi disa nga të akuzuarit, Zaev i kërkoi asaj që ta riklasifikojë krimin në krim më të lehtë për shkak të ndryshimeve kushtetuese, por ajo refuzoi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat